Komuna e Tuzit ka nisur punimet në rrugën që ndodhet në Bashkësinë Lokale të Vranës, me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e nivelit të sigurisë për banorët e kësaj zone.
Sipas njoftimit të Komunës së Tuzit, investimi kap vlerën prej 250.000 euro, ndërsa punimet pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin lokal.
Nga komuna theksuan se ky projekt është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve në të gjitha bashkësitë lokale.