Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, bëri nënshkrimin e kontratatve me klubet sportive për shpërndarjen e mjeteve financiare për bashkëfinancimin e programit të punës së organizatave sportive për vitin 2025.
Totali i mjeteve financiare të ndara për këtë program është 31.200,00€ të cilat janë shpërndarë si në vijim:
- Klubi i futbollit ″Malesia 2010″ – 13.100,00€
- Klubi i futbollit ″Tuz″ – 4.500,00€
- Klubi i futbollit ″Milesh″ – 4.000,00€
- Klubi i kërcimit ″Tip toe″ – 4.800,00€
- Klubi i xhudos ″Deçiq″ – 4.800,00€
Përmes këtij programi, Komuna e Tuzit synon të forcojë rolin e sportit në komunitet dhe të nxisë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në aktivitete sportive.