optimist para pérballies ndaj Sileks
Sot, në ambientet e stadiumit “BESA”, u mbajt konferenca për shtyp në prag të ndeshjes europiane, në kuadër të raundit të parë të UEFA Conference League. Takimi i nesërm ndaj ekipit Sileks nga Maqedonia e Veriut shënon një moment historik për klubin e Deçiqit dhe qytetin, pasi për herë të parë një ndeshje europiane luhet në Tuz.
Trajneri i ekipit, Nebojsha Jandriq, dhe futbollisti Leon Ujkaj, shprehën optimizëm për këtë përballje, duke theksuar rëndësinë e saj për klubin. Jandriq vuri në pah emocionin e të qenit pjesë e një momenti historik për klubin dhe premtoi një paraqitje dinjitoze përballë kundërshtarit.
Nga ana tjetër, Ujkaj theksoi motivimin maksimal të skuadrës për të dhënë gjithçka në fushë dhe për të arritur një rezultat pozitiv që do të rrisë gjasat për kualifikim. Ai u shpreh se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për të gjithë ekipin, duke qenë një hap vendimtar në rrugëtimin europian të klubit tonë.
Ndeshja ndaj Sileks do të luhet nesër në stadiumin “BESA”, në Tuz përpara një publiku që pritet të krijojë një atmosferë të zjarrtë mbështetëse.