15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Investim prej mbi 1 milion € për përmirësimin e ujësjellësit në Milesh dhe zonat përreth

Në BL Milesh janë duke u zhvilluar punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, me vlerë të përgjithshme prej 1.026.000€.

Projekti parasheh zëvendësimin e gypave të amortizuar, gjë që do të kontribuojë në përmirësimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë në këtë vendbanim. Përveç kësaj, po realizohet edhe zëvendësimi i gypit transportues drejt lagjes Rakiq, si dhe gypit në relacionin Dushiq–Tuz.

Me këto punime, pjesa perëndimore e komunës do të lidhet me stacionin e pompimit në Vuksanlekaj, duke rritur në masë të madhe kapacitetin dhe sigurinë e furnizimit me ujë, njoftoi Lindon Gjelaj, kryetari i Komunës së Tuzit.

Lajmet e fundit
Related news