Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e drejtuar nga zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj, është resori më i suksesshëm sipas Raportit zyrtar për realizimin e Programit të Punës së Qeverisë për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2026.
Resori i Gjeloshajt ka realizuar të gjitha 17 detyrimet e planifikuara, përkatësisht 100 për qind. Edhe gjashtë ministri të tjera kanë arritur realizim 100 për qind, por Ministria e Zhvillimit Ekonomik kishte bindshëm numrin më të madh të detyrimeve të planifikuara dhe të realizuara.
