Kryetari i Komunës së Tuzit, Limdon Gjelaj, njoftoi se sot ka nënshkruar kontratën me kompaninë Ravno DOO për ndërtimin e urës së re në Dinoshë, në vlerë prej 900.675,00 euro.
Gjelaj thekson se ky është një tjetër investim i rëndësishëm që përmirëson infrastrukturën dhe i jep Dinoshës kushte më të mira për zhvillim.
Premtimet po i kthejmë në vepra, tha Gjelaj.
