Zëvendëskryeministri për politikën ekonomike dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Nik Gjeloshaj, dhe ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Bariş Kalkavan, kanë nënshkruar Vendimin mbi tregtinë e lirë ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë, është bërë e ditur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
“Me nënshkrimin e Vendimit sigurojmë funksionimin e pandërprerë të kumulimit diagonal të origjinës së mallrave. Rregullat e modernizuara të origjinës nënkuptojnë qasje më të lehtë në tregje, rritje të konkurrueshmërisë së produkteve malazeze dhe forcim të lidhjeve ekonomike me Turqinë, por edhe me partnerë të tjerë në zonën PEM. Vendimi paraqet edhe një hap tjetër drejt përafrimit me standardet evropiane dhe avancimit të marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare të Malit të Zi”, theksoi Gjeloshaj.
Në fund, Gjeloshaj dhe Kalkavan shprehën pritshmërinë që vendimi për pezullimin e regjimit pa viza do të tërhiqet, duke theksuar se sistemi pa viza është kyç për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve partnere.