30.1 C
Tuzi
Sunday, June 28, 2026

Gjelaj: Procesi i arbitrazhit hyn në një fazë të re: Qeveria do të emërojë Komisionin e ri

Të nderuar qytetarë dhe bashkëvendas që jetoni në diasporë,

Dëshiroj t’ju njoftoj për ecuritë që kanë ndodhur dhe për hapat e mëtejshëm lidhur me procesin e arbitrazhit ndërmjet Komunës së Tuzit dhe Kryeqytetit Podgoricë.

Këto janë vendimet e Qeverisë së Malit të Zi:

  1. Qeveria miratoi informacionin mbi dorëheqjen e kryetares së Komisionit të Arbitrazhit.
  2. U konstatua dorëheqja e znj. Dragana Đurišić nga detyra e kryetares së Komisionit të Arbitrazhit.
  3. U obligua ministri i Administratës Publike, z.Marash Dukaj, që në përputhje me ligjin t’i propozojë Qeverisë përbërjen e re të Komisionit të Arbitrazhit për përcaktimin e kufirit territorial dhe ndarjen e pasurisë ndërmjet Kryeqytetit Podgoricë dhe Komunës së Tuzit.
  4. U obligua ish-kryetarja e Komisionit, znj. Dragana Đurišić, që Ministrisë së Administratës Publike t’ia dorëzojë të gjithë dokumentacionin që lidhet me punën e Komisionit.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo nënkupton se Komisioni i mëparshëm i Arbitrazhit ka pushuar së ekzistuari dhe procedura do të vazhdojë vetëm pasi Qeveria të emërojë Komisionin e ri, në përputhje me dispozitat ligjore. Pas emërimit, komisioni i ri do të marrë në shqyrtim të gjithë dokumentacionin dhe do të vazhdojë procedurën përkatëse.

Për qytetarët, kjo do të thotë se përfundimi i procesit të ndarjes së territorit dhe pasurisë ndërmjet Komunës së Tuzit dhe Kryeqytetit Podgoricë shtyhet për disa muaj, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ky proces të zgjasë edhe deri në një vit.

LGJ

Lajmet e fundit
Related news