Ditëve të fundit janë shpeshtuar rastet e zjarrvënieve të qëllimshme, të cilat kanë rrezikuar të shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe të cenojnë sigurinë e qytetarëve.
Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të pjesëtarëve të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Tuzit këto zjarre janë lokalizuar dhe janë shmangur pasoja më të rënda.
Duke pasur parasysh se meteorologët kanë paralajmëruar temperatura shumë të larta edhe gjatë ditëve në vijim, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, të mos djegin bar, mbeturina apo materiale të tjera pa u konsultuar paraprakisht me shërbimin tonë. Rikujtojmë se ndezja e zjarreve në këtë periudhë është e ndaluar me ligj dhe çdo shkelje mund të trajtohet si vepër penale, duke sjellë pasoja ligjore për autorët, u bë me dije nga komandanti i Shërbimit Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Tuzit, z.Rexhep Çunmulaj./RTMZ/