12.9 C
Tuzi
Thursday, February 19, 2026

Gjelaj priti Përfaqësuesen e UNDP, u dakorduan për nënshkrimin e memorandumit për projekte në të mirë të qytetarëve

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, së bashku me sekretaren e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj, priti në takim pune Përfaqësuesen e Përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Mal të Zi, znj. Ekaterina Paniklova, zëvendësen e saj znj. Silke Hollander, si dhe udhëheqësen e ekipit për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të gjelbër, znj. Aleksandra Kikoviq.

Gjatë takimit u diskutua thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Tuzit dhe UNDP-së, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve institucionale, avancimin e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore, si dhe nisma konkrete që kontribuojnë në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi në nivel lokal.

Në këtë kontekst, u dakordua edhe nënshkrimi i një memorandum bashkëpunimi, i cili do të përcaktojë drejtimet konkrete të projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Tuzit.

Lajmet e fundit
Related news