Të dashura qytetare dhe qytetarë ,
Me krenari dhe emocion ju drejtohem në këtë moment historik për Komunën e Tuzit dhe për ekipin tonë të dashur, Deçiqin, që ka arritur të kurorëzohet kampion i Malit të Zi.
Kjo fitore na tregon se me punë të përbashkët dhe përkushtim, gjithçka është e mundur.
Ky triumf nuk është vetëm një arritje sportive, por një dëshmi e përkushtimit, sakrificës dhe bashkimit të të gjithë neve. Ekipi i Deçiqit ka punuar me zell, ka treguar disiplinë dhe vendosmëri, dhe sot po korrin frytet e një pune të palodhshme.
Dëshiroj të falënderoj nga zemra trajnerët, lojtarët dhe stafin mbështetës të ekipit për përkushtimin dhe energjinë e tyre të palodhshme. Po ashtu, një falënderim i veçantë për tifozët e mrekullueshëm, të cilët kanë qenë gjithmonë krah klubit.
Shpallja kampion i vendit është dëshmi e potencialit tonë dhe një frymëzim për të gjitha brezat e ardhshëm që të vazhdojmë të zhvillojmë dashurinë për ekipin dhe komunën tonë.
Urime Deçiqit, urime të gjithë neve!
Me respekt dhe krenari,
Kryetari i Komunës së Tuzit
Lindon Gjelaj