14.8 C
Tuzi
Wednesday, October 8, 2025

Gjelaj kërkon ndalimin e mbylljes së barnatores shtetërore në Tuz: Shëndeti i qytetarëve nuk mund të vihet në rrezik për interesa private

Me rastin e paralajmërimit se qytetarët e Tuzit do të mbesin pa barnatoren e vetme shtetërore deri në fund të kësaj jave, dua të theksoj qartë se një veprim i tillë i papërgjegjshëm ndaj interesit publik dhe shëndetit të bashkëqytetarëve tanë është i papranueshëm – ka deklaruar kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.

Siç tha ai, interesat private nuk mund të jenë më të rëndësishme se e drejta themelore e qytetarëve për qasje në kujdesin shëndetësor. Mbyllja e barnatores që për vite me radhë ka siguruar barna esenciale, përfshirë terapitë për sëmundje të rënda dhe të rralla, në mes të verës dhe pa asnjë alternativë, rrezikon drejtpërdrejt shëndetin e mijëra njerëzve.

“U bëj thirrje kompanisë ‘MK Nova Invest’ që të tregojë minimumin e përgjegjësisë shoqërore dhe të ndalë procesin e zhvendosjes derisa të gjendet një hapësirë adekuate ose të blihet objekti ekzistues. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të tregojnë se për ta fitimi është më i rëndësishëm se jeta e njeriut – dhe qytetarët e Tuzit do ta dinë si ta vlerësojnë këtë,” u shpreh Gjelaj.

Gjithashtu, ai kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e “Montefarm”-it që të mos humbasin kohë, por menjëherë të gjejnë një zgjidhje dhe të parandalojnë mbylljen e kësaj barnatoreje.

Lajmet e fundit
Related news