Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 1.4 milionë eurosh për realizimin e projekteve të reja infrastrukturore në territorin e komunës.
—
🇦🇱 Të nderuar qytetarë,
Edhe 1.4 milionë euro investim i ri për komunën tonë!
Sot kam nënshkruar kontratat në vlerë prej 1.4 milionë euro për rregullimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Tuzit.
Me punë, përkushtim dhe investime konkrete, vazhdojmë të ndërtojmë Malësinë për të gjithë.
Malësia në duar të sigurta!