2.9 C
Tuzi
Sunday, December 14, 2025

Fushata për një qytet më të pastër realizohet me sukses

Me pjesëmarrjen e institucioneve lokale, shkollave dhe ndërmarrjeve publike, Komuna e Tuzit ka realizuar me sukses fushatën “Ji ndryshimi për zero mbetje – Tuzi më e pastër për të gjithë ne”, duke treguar se çdo ndryshim fillon nga vetja.

Në këtë aksion morën pjesë gjithsej 15 institucione dhe organizata, duke përfshirë: Komunën e Tuzit, Komunale/Komunalno sh.p.k. Tuz, Tregun sh.p.k Tuz, shkollat fillore dhe të mesme të komunës, Medresenë “Mehmed Fatih”, QKI “Malësia”, Organizatën Turistike të Tuzit dhe Klubin e Futbollit “Deçiq”.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit TO0WASTE – Toward Zero Waste CBC, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, përmes Programit Interreg IPA CRO-BIH-MNE. Projekti do t’i mundësojë Komunale/Komunalno sh.p.k. Tuz të pajiset me makineri dhe automjete të reja të specializuara, të nisë ndarjen e mbeturinave “derë më derë” dhe të zbatojë masa për parandalimin e deponive ilegale.

Fushata dëshmoi se përmes punës së përbashkët mund të krijohen zakone që ndryshojnë komunitetin – hap pas hapi drejt objektivit “zero waste”.

Lajmet e fundit
Related news