Hulumtimi i fundit i agjencisë “Spektrum Analitika” tregon rritje të mbështetjes për Forumin Shqiptar, i cili nga 1,2% në prill ka arritur në 1,5% në gusht.
Me këtë rezultat, Forumi Shqiptar konfirmon pozitën si subjekti politik shqiptar me mbështetjen më të madhe në Mal të Zi. Pas tij renditen Forca me 0,6%, ndërsa UDSH me 0,4%.
Hulumtimi tregon se Forumi Shqiptar vazhdon të forcojë pozitën e tij në skenën politike dhe të ruajë rolin e subjektit kryesor politik shqiptar në Mal të Zi.
