11.9 C
Tuzi
Sunday, December 7, 2025

Forumi Shqiptar propozon ligjin për shtesën vjetore prej 50% për punëtorët dhe pensionistët

Forumi Shqiptar në ditët në vijim do të dorëzojë në procedurë parlamentare Propozimin unik të ligjit për shtesën vjetore, me të cilin futet detyrimi që në fund të çdo viti çdo i punësuar në Mal të Zi të marrë një shtesë në vlerën 50 për qind të pagës mesatare dhe çdo pensionist në Mal të Zi të marrë një shtesë në vlerën 50 për qind të pensionit mesatar, tha udhëheqësi i këtij koalicioni, Nik Gjeloshaj.

Ai sqaroi se kjo shtesë vjetore do të paguhej bashkë me pagën e dhjetorit dhe pensionin e dhjetorit, si dhe se do të ishte plotësisht e liruar nga të gjitha taksat dhe kontributet, shtetërore dhe lokale. Kjo siguron që shuma e plotë të përfundojë tek qytetarët, pa asnjë zvogëlim dhe pa ngarkesa administrative, shtoi Gjeloshaj.

Në ditët në vijim, deputetët e Forumit Shqiptar zyrtarisht do ta dorëzojnë propozimin në procedurën parlamentare. Punëtorët dhe pensionistët duhet të jenë në qendër të politikës ekonomike. Ky është mesazhi i këtij ligji dhe mesazhi i Forumit Shqiptar”, tha Gjeloshaj.

Lajmet e fundit
Related news