15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Dukaj: Ulqini meriton mbështetje të fuqishme në rrugën e zhvillimit

Ministri i Administratës Publike, z. Marash Dukaj, së bashku me ekipin e tij, realizoi një vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit, ku zhvilloi takime me udhëheqësinë lokale për të diskutuar tema kyçe si reforma e administratës publike, digjitalizimi i shërbimeve dhe forcimi i kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale.

Ministri Dukaj theksoi se çdo qytet, pa marrë parasysh madhësinë, duhet të ketë mundësi të barabarta për zhvillim, duke garantuar se Ministria e Administratës Publike do të jetë partnere e fuqishme për Ulqinin në këtë rrugë.

Ulqini meriton mbështetje të fuqishme, theksoi Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news