13.9 C
Tuzi
Saturday, October 5, 2024

Dukaj: Reforma e qeverisjes lokale duhet të bazohet në decentralizim

Reforma e qeverisjes lokale në Mal të Zi duhet të bazohet në përmirësimin e decentralizimit, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj në tryezën e rrumbullakët “Decentralizimi në Mal të Zi – ku jemi dhe ku duhet të jemi?”.

Siç është njoftuar nga Ministria e Administratës Publike, Dukaj vuri në dukje analizën e funksionimit të sistemit të qeverisjes lokale, e cila, siç tha ai, kohë më parë ka përfunduar dhe e cila ka treguar se Mali i Zi është shtet i centralizuar, jo vetëm në krahasim me rajonin, por edhe më gjerë.

“Duhet të shohim çdo mundësi për të shkëmbyer njohuri dhe ide që do të sjellin cilësi të reja në aktivitete për reformimin e mëtejshëm të sistemit të qeverisjes lokale. Kjo reformë duhet të bazohet në përmirësimin e decentralizimit”, tha Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news