19.9 C
Tuzi
Monday, April 21, 2025

Dukaj: Qëndrimi ynë është i qartë – zgjedhjet lokale në një ditë dhe zgjedhje e drejtpërdrejtë e kryetarëve

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, mori pjesë në konferencën “Reforma zgjedhore në Mal të Zi: Si ta bëjmë procesin zgjedhor funksional?”, e organizuar nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), me mbështetjen e Ambasadës Britanike.

Dukaj theksoi rëndësinë e reformës zgjedhore, duke vënë në dukje se qëndrimi i tyre është i qartë – pushteti vendor kërkon një sistem zgjedhor të bazuar në lista të hapura, zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryetarit dhe mbajtjen e të gjitha zgjedhjeve lokale në një ditë.

“Kjo nuk është thjesht një dëshirë, por një detyrim në rrugën evropiane të vendit tonë – në interes të të gjithë qytetarëve,” tha Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news