19.9 C
Tuzi
Monday, April 21, 2025

Camaj: Do të inicioj hetim parlamentar për “Fluturimin e Shqiponjës” dhe rezolutë për vuajtjet e shqiptarëve në Mal të Zi

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka njoftuar se do të iniciojë hetim parlamentar për “Fluturimin e Shqiponjës” dhe një rezolutë për vuajtjet e shqiptarëve në Mal të Zi.

“Qëllimi ynë është të qartësojmë gjithçka që ka të bëjë me të kaluarën. Të dihet se ku shteti i ka bërë padrejtësi shqiptarëve. Kemi edhe Rezolutën për vuajtjet e shqiptarëve në Mal të Zi. Të shprehim respekt për viktimat e pafajshme,” tha Camaj.

Duke folur për çështjen e dyshtetësisë dhe gjuhës zyrtare, Camaj tha se zgjidhja e këtyre temave duhet të presë kohë më të mira.

“Aktualisht nuk janë kushtet për të arritur një konsensus për këtë çështje. Ne kujdesemi për zgjidhjen e këtyre çështjeve me opozitën. Mendoj se nuk do të dëmtonte Malin e Zi nëse të gjitha gjuhët në përdorim do të bëheshin zyrtare. Kjo nuk u kushton asgjë, vetëm e pasuron shtetin,” ka theksuar ai.

Lajmet e fundit
Related news