Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, priti Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, znj. Radmila Shekerinska, në Qendrën Rajonale për Kapacitetet Kibernetike (WB3C) dhe në Qendrën Shtetërore Operative për Sigurinë Informatike (GSOC).
Gjatë takimit, u diskutua mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe rolin e Malit të Zi si një partner aktiv në mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Dukaj theksoi se falë mbështetjes së aleatëve dhe punës së përkushtuar të institucioneve, Mali i Zi ka ndërtuar një sistem modern dhe të besueshëm, i cili jo vetëm që garanton mbrojtje të brendshme, por kontribuon edhe në sigurinë kolektive të NATO-s.
Vizitat e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe NATO-s, siç është vizita e sotme e znj. Radmila Shekerinska, Zëvendës Sekretare e përgjithshme e NATO-s, në qendrat kibernetike, GSOC dhe WB3C, konfirmojnë përkushtimin strategjik dhe vizionin e qartë të Ministrisë së Administratës Publike në forcimin e sigurisë kolektive kibernetike, tha Dukaj.