6.9 C
Tuzi
Wednesday, February 4, 2026

DUKAJ PRITI DELEGACIONIN E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS: AVANCIMI I ARSIMIT SHQIP PËRMES PARTNERITETIT NDËRINSTITUCIONAL

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, priti sot delegacionin e Universitetit të Shkodrës, të udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e arsimit ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë, si një urë lidhëse mes dy vendeve dhe një kontribut i drejtpërdrejtë për zhvillimin e rajonit.

Ministri Dukaj vlerësoi se arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi mbetet një prioritet i rëndësishëm institucional, si në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit, ashtu edhe në ruajtjen e identitetit kulturor, historik dhe gjuhësor të komunitetit shqiptar.

Palët shprehën gatishmërinë për forcimin e dialogut dhe partneritetit ndërinstitucional, me qëllim avancimin e standardeve arsimore dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

Lajmet e fundit
Related news