Një nga synimet tona është decentralizimi dhe më shumë pushtet për vetëqeverisjet lokale, deklaroi ministri i Administës Publike, Marash Dukaj.
I ftuar në Ditarin e mbrëmjes në RTMZ, Dukaj theksoi se Ligji i ri për vetëqeverisjet lokale që kanë përgatitur sjell shumë ndryshime, ku ndër të tjera, promovimin e kategorisë së qyteteve dhe mbajtjen e të gjitha zgjedhjeve lokale në të njëjtën ditë.