Qytetarëve nga sot u është vënë në dispozicion shërbimi i ri elektronik për paraqitjen e kërkesave për njohjen e dokumenteve arsimore të fituara jashtë vendit (arsim fillor, të mesëm dhe të lartë, për qëllime punësimi), njoftoi ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.
Ky shërbim po realizohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Administratës Publike, me mbështetjen e KPMG-së.
Shërbimi mundëson një procedurë më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më transparente, duke ulur ngarkesën administrative dhe duke kursyer kohë si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet. Zhvillimi i këtij e-shërbimi është pjesë e procesis më të gjerë të digjitalizimit dhe modernizimit të administratës publike, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e aksesit në shërbimet publike”, shkroi Dukaj në rrjetin X.