Ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, gjatë vizitës në Shkup u takua me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Në takim u theksua se bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve është një konfirmim i rrugës së përbashkët drejt stabilitetit dhe integrimit evropian. Dukaj nënvizoi se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndajnë të njëjtat vlera dhe synime, ndërsa partneriteti i tyre ndërton një rajon të bazuar në demokraci, besim dhe vlera evropiane.
Të dyja palët shprehën mbështetje për proceset demokratike dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si rruga strategjike për një të ardhme më të sigurt dhe evropiane.