9.9 C
Tuzi
Monday, January 26, 2026

Dukaj: Modeli që drejtuesi i komunës dhe zëvendësi i tij duhet të jenë të gjinive të ndryshme përfaqëson një hap konkret drejt barazisë gjinore

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka deklaruar se rezultatet e hulumtimit të agjencisë Spektrum Analitika, të cilin e prezantoi profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Milosh Beshiq, tregojnë se qytetarët kërkojnë më shumë demokraci të drejtpërdrejtë, më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit e pushtetit dhe një vetëqeverisje lokale ku ata vendosin.

Dukaj ka thënë se hulumtimi edhe njëherë tjetër konfirmon drejtësinë e reformave institucionale për të cilat angazhohet Ministria.
„Nga rezultatet e hulumtimit shohim se qytetarët kërkojnë më shumë demokraci të drejtpërdrejtë, më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit e pushtetit dhe një vetëqeverisje lokale ku ata vendosin“, tha ministri.

Pikërisht për këtë arsye, siç shtoi ai, në Ministrinë e Administratës Publike kanë përgatitur Konceptin e ligjit për zgjedhjet lokale dhe kanë propozuar zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryetarëve të komunave dhe zëvendësve të tyre.

„Modeli në të cilin kandidati për drejtuesin e parë të komunës dhe zëvendësi i tij duhet të jenë të gjinive të ndryshme përfaqëson një hap konkret drejt barazisë gjinore dhe jo vetëm formalitet. Këto janë zgjidhje moderne, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme që krijojnë dhe forcojnë procedurat demokratike dhe rikthejnë besimin e qytetarëve në vetëqeverisjen lokale“, tha ai.

Ai theksoi se tani është te vendimmarrësit të mbështesin dhe të zbatojnë përmes ligjit një pushtet lokal modern, të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës, bazuar në vullnetin e lirë të qytetarëve.

Lajmet e fundit
Related news