Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, u takua me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderoi për mbështetjen konkrete dhe të vazhdueshme që Franca i ka ofruar Malit të Zi.
Dukaj vlerësoi veçanërisht ndihmën franceze gjatë sulmeve kibernetike të vitit 2022, si dhe kontributin në forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes WB3C.
Ai theksoi se partneriteti mes dy vendeve mbetet i fortë dhe i orientuar drejt së ardhmes europiane.