Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të deklarohen nesër për propozimin që shqiptari Faruk Resulbegoviq të zgjidhet gjyqtari i shtatë i munguar i Gjykatës Kushtetuese.
Resulbegoviq, i cili është prokuror në Prokurorinë Themelore në Ulqin, për t’u zgjedhur gjyqtar i nevojiten 49 vota nga deputetët.
Në raundin e parë të votimit, në shkurt, ai nuk mori dy të tretat e shumicës prej 54 deputetësh.
Mbështetjen për Resulbegoviqin e kanë paralajmëruar anëtarët e mazhorancës qeverisëse, si dhe nga opozita Lëvizja Qytetare URA.
Seanca e Kuvendit, e cila do të mbahet në Cetinë, do të fillojë në ora 12:00.