15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Deçiqi rikthehet te fitorja dhe kryeson tabelën pas 10 xhirove

Deçiqi ka arritur një fitore të rëndësishme në kampionat, pasi mposhti Mladost me rezultat 2:1 në “DG Arenë”, duke iu kthyer fitores pas dy ndeshjeve. Me këtë fitore, skuadra nga Tuzi pas 10 xhirove kryeson tabelën me 17 pikë, sa ka edhe Sutjeska.

Deçiqi kaloi në epërsi në minutën e 17-të, kur pas një faulli ndaj Trimror Selimit në zonën e rreptësisë u akordua penallti, të cilën e realizoi me saktësi Drashko Bozhoviq.

Golin vendimtar, skuadra nga Tuzi e shënoi në minutën e 64-të. Xhonatan Dreshaj depërtoi nga e djathta dhe gjuajti drejt portës, portieri priti, por topi u kthye te Asmir Kajeviq, i cili e dërgoi në rrjetë për 2:1.

Mladost arriti të ngushtojë rezultatin në fund të takimit me penallti.

Me këtë fitore, Deçiqi jo vetëm që i rikthehet formës pozitive, por gjithashtu konfirmohet si lider i kampionatit pas dhjetë javësh.

Lajmet e fundit
Related news