Deçiqi ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Malit të Zi, pasi ka eliminuar Otrantin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Në ndeshjen e dytë, të zhvilluar sonte në “Arena Besa” në Tuz, skuadra nga Tuzi fitoi minimalisht 1:0. Golin vendimtar që vulosi kualifikimin erdhi pas një paraqitjeje të kontrolluar nga vendasit.
Takimi i parë, i luajtur në Ulqin, kishte përfunduar me fitoren 2:1 për Deçiqin.
Në finalen, Deçiqi do të përballet me Mornarin. Kjo do të jetë një përballje me histori të freskët, pasi të dy ekipet u ndeshën edhe vitin e kaluar në finale, ku triumfues doli Deçiqi, duke ngritur trofeun.
Skuadra nga Tuzi synon të mbrojë trofeun dhe të konfirmojë dominimin e saj në këtë kompeticion.Kjo është finalja e katërt për Deçiqin në gjashtë sezonet e fundit.