Në Ambasadën e Gjeorgjisë në Nikozia të Qipros është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Administratës së Burime Njerëzore dhe Shkollës së Administratës Publike “Zurab Zhvania” të Gjeorgjisë.
Memorandumi u firmos nga drejtori i Administratës së Burime Njerëzore, Agron M. Camaj, dhe drejtoresha e shkollës, Mariam Kobiashvili, duke shënuar një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zhvillimit profesional dhe administratës publike.
Marrëveshja parasheh zhvillimin e programeve të përbashkëta të trajnimit, shkëmbimin e përvojave dhe aplikimin e metodave bashkëkohore të mësimit, me synim ngritjen e kapaciteteve profesionale në administratën publike.