15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Deçiqi kualifikohet në raundin e dytë të UEFA Conference League – siguron përballje me Rapidin e Vjenës

Futbollistët e Deçiqit nga Tuzi janë kualifikuar në raundin e dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League, ku do të përballen me gjigantin austriak Rapid Wien.

Pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në shtëpi, Deçiqi u mund sonte në Shkup nga Sileksi me rezultatin 2:1, por falë avantazhit nga ndeshja e parë, kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Skuadra nga Tuzi e nisi ndeshjen mbarë – Vuk Strikoviq shënoi që në minutën e 2-të, por vendasit përmbysën me golat e Aliqit (28’) dhe Hrvanoviqit (80’), duke bërë që ndeshja të mbyllet me tension deri në fund.

Me këtë sukses, Deçiqi siguron një përballje të madhe kundër klubit austriak Rapid Wien, një emër i njohur në futbollin evropian.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik, ndërsa takimi i kthimit më 31 korrik në Vjenë.

Ky kualifikim është një tjetër hap historik për klubin dhe një mundësi e rrallë për të sfiduar një kundërshtar me emër në skenën evropiane.

Lajmet e fundit
Related news