Lojtarët e Deçiqit festuan fitoren 3:2 si mysafir ndaj Petrovacit dhe e ruajtën pozitën e liderit në tabelë.
Deçiqi kaloi në avantazh në minutën e 4-të me Andrej Bajoviq, por Slobodan Babiq barazoi pesë minuta më vonë. Më pas pasoi dominimi i mysafirëve me dy golat e Oliver Sharkiqit, fillimisht në minutën e 12-të dhe më pas në minutën e 68-të. Rezultati final u vendos nga Adnan Bashiq në kohën shtes.