Klubi i futbollit Deçiq është eliminuar nga UEFA Conference League, pas humbjes me rezultat 4:2 në ndeshjen e kthimit ndaj Rapidit në Vjenë.
Megjithatë, skuadra nga Tuzi tregoi një paraqitje dinjitoze në fushën e vështirë të austriakëve, duke luftuar me vendosmëri dhe karakter deri në minutat e fundit.
Kjo paraqitje konfirmon progresin e vazhdueshëm të klubit dhe përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare, e cila do të jetë e vlefshme për sfidat e ardhshme në kampionat dhe kompeticionet evropiane në të ardhmen.