Deçiqi e nisi me fitore pjesën e dytë të sezonit, duke mposhtur Jedinstvon 2:1 në transfertë në Bijelo Polje.
Skuadra nga Tuzi kaloi në epërsi në minutën e 19-të me golin e Trimror Selimit, ndërsa vendasit barazuan në minutën e 64-të me Milosh Nikoliq. Fitoren Deçiqit ia siguroi Dejan Peroviq në minutën e 86-të, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Me këtë triumf, Deçiqi afrohet në vetëm dy pikë diferencë nga Sutjeska në renditje.