15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Deçiq triumfon ndaj Sileksit në ndeshjen e parë europiane të zhvilluar në stadiumin BESA

Skuadra e Deçiqit ka shënuar fitore të madhe ndaj ekipit maqedonas Sileks me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të rundit të parë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi u zhvillua në stadiumin e ri BESA në Tuz, i cili për herë të parë mikpriti një ndeshje zyrtare ndërkombëtare.

Golin e parë për Deçiqin e realizoi Andrej Bajoviq në minutën e 40-të, ndërsa në pjesën e dytë, epërsinë e dyfishoi Ibrahim Ndiaye.

Kjo fitore i jep epërsi të rëndësishme skuadrës nga Tuzi para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Maqedoni më 17 korrik.

Lajmet e fundit
Related news