Çobi: Nis zyrtarisht rikonstruksioni i rrugës Ostros–Katërkollë, projekt jetik për Krajën dhe Anën e Malit

0
10

Kanë nisur zyrtarisht punimet për rikonstruksionin dhe modernizimin e rrugës rajonale Ostros–Katërkollë, projekt për të cilin mjetet financiare janë siguruar nga Forumi Shqiptar përmes buxhetit të shtetit.

Deputeti i Forumit Shqiptar, Artan Çobi, ka përshëndetur nisjen zyrtare të punimeve duke e cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm për infrastrukturën dhe zhvillimin e Krajës dhe Anës së Malit.

Çobi theksoi se kjo rrugë do të përmirësojë lidhjen e kësaj zone me pjesën tjetër të komunës dhe rajonit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe jetën e përditshme të banorëve.

Ai vlerësoi se nisja e punimeve është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm dhe i një premtimi që tashmë po merr formë konkrete, duke falënderuar banorët për durimin, mbështetjen dhe besimin e tyre, si dhe institucionet e përfshira në realizimin e projektit.