Me krenari njoftojë se angazhimi gati dyvjeçar për rikonstruktimin e rrugës Ostros-Katërkollë po shkon drejt përfundimit të suksesshëm. Sot, Drejtoria për komunikacion nënshkroi kontratën me kompaninë fituese të prokurimit publik, “Putevi Bar”, duke përmbyllur të gjitha procedurat lidhur me këtë investim, njoftoi deputeti i Forumit Shqiptar, Artan Çobi.
Çobi deklaroi se ky është një sukses i radhës i Forumit Shqiptar në realizimin e premtimeve dhënë elektoratit.
Ai theksoi se investimet në infrastrukturë në të gjitha zonat ku jetojnë shqiptarët – Malësi, Plavë, Guci, Rozhajë, Tivar dhe Ulqin – po realizohen me sukses.
Kjo dëshmon se e kemi marrë me seriozitet besimin tuaj dhe punojmë me angazhim të plotë për të plotësuar nevojat e komunitetit tonë – deklaroi Çobi.