23.9 C
Tuzi
Wednesday, September 17, 2025

Camaj: Rruga deri te fitimi i komunës së pavarur nuk ishte aspak e lehtë – këmbëngulja dhe vizioni triumfuan mbi pengesat

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Nikolla Camaj, me rastin e 1 Shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit, uroi kryetarin e Komunës, Lindon Gjelaj, kryetarin e Kuvendit Komunal, Fadil Kajoshaj, si dhe të gjitha qytetaret dhe qytetarët e Tuzit:

“Tuzi është komunë me traditë të pasur, trashëgimi kulturore dhe bukuri natyrore, e njohur për bashkëjetesën dhe harmoninë multietnike, me të cilat me të drejtë krenohemi. Forca e komunitetit tonë gjithmonë kanë qenë njerëzit punëtorë dhe të ndershëm të Malësisë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre ruajnë identitetin dhe krijojnë parakushtet për përparim.

Kjo festë është njëkohësisht edhe rast për t’u kujtuar rrugën që kemi kaluar deri në fitimin e statusit të komunës së pavarur – rrugë që nuk ka qenë aspak e lehtë, por në të cilën këmbëngulja dhe vizioni i përbashkët i të gjithë atyre që besuan në Tuzin si komunë, triumfuan mbi shumë pengesa. Ky sukses, që sot i përket të gjithë qytetarëve, përfaqëson një obligim të përhershëm që të justifikojmë besimin e dhënë.

Si dikush që vjen nga Tuzi, kjo festë për mua ka një domethënie të veçantë – është rast që të gjithë së bashku të kujtojmë atë që na bashkon, por edhe të shprehim vendosmërinë për të këmbëngulur në ndërtimin e një të ardhmeje edhe më të begatë.

Duke besuar gjithmonë në potencialin dhe forcën e komunës sonë, të gjitha qytetareve dhe qytetarëve nga zemra ju uroj Ditën e Komunës së Tuzit, me shpresën që ta kremtoni në frymën e bashkimit, krenarisë dhe optimizmit.”

Lajmet e fundit
Related news