Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj në një intervistë në Ora News u shpreh se në Mal të Zi duhet të ulet censusi dhe se kërkojnë 4 mandate të garantuara.
Natyrisht që Mali i Zi edhe në të kaluarën është munduar që të luftojë në atë që të duket sikur i realizon të drejtat, i plotëson mirë por gjithmonë e ka lënë censusin shumë lart.
Kështu që prsh në zgjedhjet e parakaluara jo në këto të fundit, kroatët kanë mbetur pa përfaqësues meqenëse nuk e kanë arritur censusin.
Në zgjedhjet e vitit 2016 shqiptarët kanë mbetur në një mandat për shkak se i kemi djegur votat duke dalë në tri lista.
Duke mos arritur censusin e paraparë në ligj.
Pra ne na duhet të ecim drejt asaj që ta ulim censusin ose ta caktojmë numrin e deputetëve.
Edhe ulja e censusit mendoj se bën shumë për shqiptarët./OraNews/