11.9 C
Tuzi
Sunday, December 7, 2025

Camaj: Administrata publike sipas standardeve evropiane

Administrata e burimeve njerëzore në Mal të Zi po luan një rol kyç në procesin e reformës së administratës publike dhe përgatitjen e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Drejtori i Administratës së Burimeve Njerëzore, Agron M. Camaj, ka deklaruar se Raporti i fundit i Komisionit Evropian përbën një konfirmim të rëndësishëm se Mali i Zi po ecën në drejtimin e duhur dhe se përpjekjet e institucioneve shtetërore janë tashmë të dukshme edhe në Bruksel, duke vlerësuar veçanërisht forcimin e kapaciteteve administrative dhe rezultatet konkrete të Administratës së Burimeve Njerëzore.

Camaj, ka deklaruar se profesionalizmi, kompetenca dhe efikasiteti i nëpunësve shtetërorë janë themeli i ndërtimit të një administrate moderne dhe evropiane.

Camaj theksoi se Administrata e Burimeve Njerëzore është e fokusuar në përgatitjen e nëpunësve për sfidat reale të anëtarësimit në BE, përmes programeve të specializuara të trajnimit, përfshirë programin “Ready4EU”, i cili synon zhvillimin e njohurive praktike mbi funksionimin e institucioneve evropiane.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rolit analitik në menaxhimin e burimeve njerëzore, përmes zhvillimit të dokumenteve metodologjike, analizave funksionale dhe anketave për kënaqësinë e të punësuarve. Në paralel, po zbatohet reformë gjithëpërfshirëse e sistemit të punësimit, e bazuar në parimet e transparencës, meritës dhe digjitalizimit të proceseve.

Poashtu një vëmendje e veçantë i është kushtuar përditësimit të plotë të Regjistrit Qendror të Personelit, si një mjet digjital thelbësor për transparencë institucionale dhe planifikim strategjik të kuadrove.

Në fund, Camaj theksoi se njerëzit mbeten forca kryesore e administratës publike dhe se investimi në zhvillimin profesional të tyre është investim në integritet, përgjegjësi dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Administrata e Burimeve Njerëzore, përfundoi ai, do të vazhdojë të ndërtojë një administratë moderne, profesionale dhe plotësisht të harmonizuar me standardet evropiane.

Lajmet e fundit
Related news