Komuna e Tuzit hyn në vitin 2026 me buxhetin më të madh në historinë e saj – plot 12.895.072 euro, sipas Projektvendimit që është dërguar në debat publik.
Ky kuadër financiar paraqet planin më ambicioz që nga themelimi i komunës dhe hap rrugë për një cikël më të fortë investimesh, përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e shërbimeve lokale.
Debati publik për buxhetin do të jetë i hapur deri më 8 dhjetor, ndërsa debati qendror do të mbahet më 5 dhjetor në ora 13:00, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës së Tuzit.