2.9 C
Tuzi
Saturday, December 13, 2025

Barazia gjinore si standard i domosdoshëm

Mali i Zi po hyn në një fazë të integrimeve evropiane në të cilën barazia gjinore nuk mund të mbetet më vetëm vlerë në letër, por duhet të jetë detyrim i sistemit, u tha në konferencën “Transformimi i institucioneve për barazinë gjinore”, të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Mal të Zi.

Drejtori i Administratës së Burime Njerëzore, Agron M. Camaj, tha se shoqëria përparon atëherë kur administrata publike e njeh njësoj potencialin e grave dhe meshkujve.

Arritja e barazisë gjinore në administratën shtetërore nuk është vetëm qëllim strategjik – është detyrim civilizues që përcakton cilësinë e shoqërisë sonë dhe kapacitetin e institucioneve për t’u shërbyer në mënyrë të barabartë të gjitha qytetareve dhe qytetarëve – tha Camaj.
Ai theksoi se barazia gjinore nuk është çështje zgjedhjeje, por themel i një administrate të drejtë, efikase dhe profesionale.

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Administratës Publike, Naim Gjokaj, tha se sipas një hulumtimi, 65% e të punësuarve nuk kanë kaluar kurrë trajnim për barazinë gjinore, ndërsa një e treta nuk e njeh mandatin e institucionit të vet në këtë fushë, çka tregon se nevojiten standarde më të forta dhe mbështetje sistematike.
“Kjo për ne është një sinjal i rëndësishëm, e jo pengesë”, u shpreh Gjokaj, duke theksuar se në sistem tashmë ekzistojnë individë kompetentë dhe të motivuar dhe se kjo duhet të bëhet rregull, e jo përjashtim.

Ai theksoi se drejtuesit janë bartësit kryesorë të ndryshimeve dhe se administrata mund të jetë profesionale vetëm aq sa është i fortë lidershipi i saj. Ministria e Administratës Publike, në kuadër të modernizimit të sistemit të vlerësimit të menaxherëve, po shqyrton futjen e indikatorëve të qartë të performancës që do të lidhin rezultatet në fushën e barazisë gjinore me vlerësimin e drejtuesve, tha Gjokaj.

Lajmet e fundit
Related news