FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin 21-vjeçar, Arben Nikprelaj, i cili transferohet nga Deçiqi i Tuzit. Me një gjatësi prej 1.94 m, Nikprelaj pritet të forcojë linjën difensive të klubit, duke sjellë siguri në ajër dhe forcë fizike.
Klubi i ka uruar mirëseardhjen Nikprelajt dhe shumë suksese me fanellën portokalli, duke synuar të forcojë ekipin në të gjitha repartet për pjesën e mbetur të sezonit.