Sot, në Komunën e Tuzit, Kryetari Lindon Gjelaj priti Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Shkëlqesinë e Saj, znj. Judy Rising Reinke. Në takim morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit Komunal, z. Fadil Kajoshaj, dhe sekretarja e Sekretariatit për Administratë Lokale, znj. Marina Ujkaj.
Gjatë këtij takimi u zhvillua një bisedë e hapur dhe konstruktive mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Tuzit dhe Ambasadës së SHBA-së. U shkëmbyen mendime për shumë tema me rëndësi për zhvillimin e komunës.
Kryetari Gjelaj theksoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një nga përparësitë e Komunës së Tuzit, dhe vlerësoi lart mbështetjen që SHBA i ofron vazhdimisht Malit të Zi në rrugën e tij euroatlantike.
Në fund, ai falënderoi ambasadoren Reinke për vizitën dhe gatishmërinë për të punuar së bashku në nisma që kontribuojnë në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe shoqëror të komunës.