15 C
Tuzi
Tuesday, October 7, 2025

Administrata e Burimeve Njerëzore dhe Këshilli i Evropës fuqizojnë kapacitetet për transparencë dhe qasje në informacion

Në Podgoricë sot ka filluar një trajnim dyditor me temën „Standardet ndërkombëtare (Konventa e Tromsøs dhe Konventa e Aarhusit) dhe kuadri rregullator kombëtar për qasjen e lirë në informacion” të cilin Këshilli i Evropës (Council of Europe) e organizon në bashkëpunim me Administratën e Burimeve Njerëzore.

Drejtori i Administratës së Burimeve Njerëzore, Agron M. Camaj, në fjalën e rastit, tha: “Transparenca dhe qasja e lirë në informacion nuk janë vetëm kërkesa ligjore, por themelet e besimit ndërmjet qytetareve dhe qytetarëve dhe administratës publike. Është përgjegjësia jonë e përbashkët që këto të drejta t’i bëjmë realisht të qasshme dhe të ndërtojmë një administratë publike bashkëkohore dhe të përgjegjshme.Bashkëpunimi me Këshillin e Evropës ka rëndësi të veçantë për Administratën tonë në fushën e forcimit të kapaciteteve profesionale të administratës shtetërore, duke mundësuar nëpunëseve dhe nëpunësve që të njihen drejtpërdrejt me standardet evropiane që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, etikën dhe transparencën.

Administrata e Burimeve Njerëzore vazhdon që, përmes partneriteteve me institucione ndërkombëtare relevante, të kontribuojë në zhvillimin e njohurive, aftësive dhe profesionalizmit të nëpunësve shtetërorë të Malit të Zi.

Lajmet e fundit
Related news