8.9 C
Tuzi
Tuesday, February 10, 2026

Dukaj: Nis iniciativa WiFi falas në 24 komuna

Interneti nuk është më luks, por nevojë themelore për pjesëmarrje në shoqërinë moderne, u tha në ceremoninë e nisjes së iniciativës WiFi4WB, e cila do të vendosë Wi-Fi falas në 24 komuna në Mal të Zi. Projekti është pjesë e programit EU4Digital, i financuar nga BE dhe Gjermania dhe i zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike.

Kjo iniciativë do t’u sigurojë qytetarëve dhe vizitorëve qasje në Wi-Fi falas në hapësira publike si sheshe, parqe, biblioteka, shkolla dhe objekte kulturore.

Ministri Dukaj theksoi se iniciativa WiFi4WB përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit digjital të vetëqeverisjeve lokale dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar fuqishëm në forcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal, pasi ato janë pika e parë e kontaktit të qytetarëve me administratën publike. Përmes mbështetjes së digjitalizimit dhe zgjidhjeve moderne teknologjike, po vendosen themelet për një administratë publike efikase, në shërbim të qytetarëve, përfundoi Dukaj.

Lajmet e fundit
Related news