Deçiçi vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së trofeut në Kupën e Malit të Zi, pasi mposhti Sutjeskën 2:1 në çerekfinale në Arenën Besa në Tuz.
Golat për Deçiqn i shënuan Braunoviq në pjesën e parë pas një goditjeje nga këndi dhe Pavliqeviq në minutën e 85-të pas një aksioni individual. Më herët, Deçiqi kishte eliminuar edhe Buduqnostin në të tetat e finales.