Qeveria do të vazhdojë aksionin “Çmimet e Kufizuara”, dhe vendimi për këtë do të miratohet në mbledhjen e parë të Qeverisë në nëntor, tha për Portalin ETV zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.
Ai theksoi se fokusi i aksionit do të jetë tek produktet vendase.
Gjeloshaj njoftoi se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë bisedime me rrjetet tregtare.
Ai tha se ky është “vazhdim i aksionit që ka për qëllim të tregojë kujdes për qytetarët, të ruajë standardin e tyre jetësor, por gjithashtu të vendosë një theks të veçantë mbi prodhimin dhe prodhuesit vendas, çka sjell përfitime të shumta për ekonominë vendase”.