31.2 C
Tuzi
Tuesday, July 28, 2026

Komuna e Tuzit nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese të Konkursit Publik për vitin 2026

Sot, Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj nënshkroi kontratat me organizatat joqeveritare përfituese të mbështetjes financiare në kuadër të Konkursit Publik për vitin 2026.


Përmes këtij konkursi u mbështetën:

  • SHKA “Koha” – 5,600.00 €
  • OJQ “Trofta” – 5,362.50 €
  • OJQ “Zhvillimi i Vranes” – 5,400.00 €
  • OJQ “Shoqata e prodhuesve të bimëve medicinale” – 5,400.00 €
  • SHKA “Ramadan Sharkiq” – 5,580.00 €
  • SHKA “Rapsha” – 5,760.00 €
  • SHJQ “Shoqata për veprim ndërkulturor” – 2,897.50 €
    Me vendim të Kuvendit të Komunës, mbështetje financiare përfitojnë edhe OJQ Karnevali “Koret” dhe OJQ “Fëmija i Malit të Zi”, me nga 4,500.00 € secila.
    Në total, Komuna e Tuzit ka ndarë 45,000.00 € për mbështetjen e organizatave joqeveritare.
    Do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa që forcojnë zhvillimin lokal dhe kontribuojnë në të mirën e komunitetit tonë – deklaroi Gjelaj.
Lajmet e fundit
Related news